COVID-i në Shqipëri/ Roshi: S’ka më zona të gjelbra! Ulqinaku: Numri i testeve varet nga telefonatat në 127, gjysma e tamponëve në 24 orë vijnë nga privati

26 Janar 2021, 21:38

Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit.