Çuçi: Ristrukturim të policisë kriminale në të gjithë vendin, sektorë të posaçëm në luftë me llojet më të rënda të krimeve

11 Janar 2023, 11:31

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023. Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar.