Çudira në Kupën e Botës, mbrojtësi i Francës luan me varëse për 41 minuta! Arbitri ndal lojën

5 Dhjetor 2022, 07:32

Franca po fiton 1-0 me Poloninë në fazën me eleminim direkt në Kupën e Botës. Në duelin e "Al Thumama" në Doha ndodhin edhe çudira, me mbrojtësin e Francës Jules Kounde që për 41 minuta ka luajtur me varëse në qafë. Vetëm thuajse në fundin e pjesës së parë arbitri i linjës ka parë mbrojtësin me varëse, duke ndalur lojën derisa sendi i palejuar të hiqej nga stafi. Kujtojmë se për sigurinë e lojtarëve gjatë një ndeshje futbolli nuk lejohen varëse apo unaza.

    No videos found.