Dardha të pjekura me arra dhe djathë
Përbërësit:
- 2 dardha
- 50 gr djathë gorgonzola
- 50 gr arra të qëruara
- 1 lugë mjaltë
Përgatitja:
Dardhat të pa qëruara i presim në mes dhe i pjekim në furrë për 10 minuta. Bashkojmë djathin me arrat e qëruara dhe mbushim dardhat, i vendosim në furrë sërish për pak minuta dhe i servirim duke hedhur pak mjaltë.