Tirane- Presidenti Bajram Begaj do vijojë sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.
.Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzohej konsultimet duke e akuzuar se ishin farse. pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.
Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30. Më pas Presidenti Begaj pret në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.