Debate të ashpra në Kuvend/ Gjiknuri: Më trego sekretin si një budalla bëhet i pasur! ‘Nxehet’ Shehaj: Qepe, hajdut, t’i s’di ça do të thotë të punosh

17 Nëntor 2022, 18:44

Agron Shehaj: Në portin e Durrësit ishte Emar, por në vend të tij shkoi në ishujt Skajman, porti njësoj si inceneratorët, na thatë Emar, por pastaj Alabar, fillimisht me një ofshore, dhe pastaj i thirrët mendjes. Mërtirin tashmë e dinë që ishte një kukull, edhe Alabar është i tillë se përfituesit e vërtetë janë këtu, ju keni kapur çdo pushtet, prandaj nuk i trembeni askujt, i keni bërë llogaritë gabim, mund t’ju duket një moment i zymtë, por s’do dorëzohemi përballë së keqes.