Debati në Kuvend, Shalsi: Po shtyjmë ligjin për taksat kombëtare se s’duam të lëmë shteg për saktësime! Leskaj: Keni interesa klienteliste

13 Prill 2023, 11:39

Në Kuvend nisi debati pasi u vendos që të shtyhej diskutimi dhe miratimi i ligjit për taksat kombëtari. Eduard Shalsi tha se e bënë pasi s’duan të lënë shteg për saktësime më vonë. Ndërsa Bujar Leskaj pretendoi se kanë interesa klienteliste.

“Një koleg deputet mbështeti ndryshimet, një tjetër tha ka interesa klienteliste, njëri gozhdës, tjetri patkoit. Nuk po e tërheqim por po mundohemi të saktësojmë për të mos lënë asnjë shteg për saktësime. Ka shtyrje dhe ju ftoj që ditët në vijim ejani kontribuoni dhe nuk do të flisni më njëri pite e tjetri simite”, tha Shalsi.

“Ju keni 4 muaj që thoni shtyrë, shtyrë se jeni në interesa klienteliste. Ju jeni pjesë e reklamave dhe tani do futeni atje. Nuk jua bën zemra që gabimin që bëtë në 2021 për prodhuesit vendas që i goditët dhe jua shtuat koston me 5%. Për drejtuesit e rinj të Shërbimit sekret e kisha me ironi. Dhe për ndërkombëtarët se jeni bërë të lehtë e s’dua t’ju fyej se jam me agjërim, ato interpretimet për drejtues të PD e kolaicionit, nuk duhet të provokoni por përcaktimi ‘gjysh’ ju ka dhënë vlera. Djali, babai ju përcaktoi gjysh”, tha Bujar Leskaj.

“Nuk kishte asnjë diskordancë që ligjet në këtë parlament vijnë në parlament sic erdhe taksa për hirrin e qumështit që prek një grup të vogël prodhuesish. Majkos i referohem me respekt për moshën dhe eksperiencën por kur keqpërdoren bashkë me emrat e kolegëve, s’mund të rri pa folur. Turp për ato mes jush që përdorin debatin në PD për argument politik. E gjykojnë njerëzit kush është i shitur e kush është i blerë por të lutem, respekt për moshën dhe eksperiencën kur përdor emrat e kolegëve”, tha Jorida Tabaku.