Debati për McGonigal, Alibeaj: Të nisë procedimi penal për Ramën! Heshtja e tij e inkriminon në këtë çështje

2 Shkurt 2023, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2023-02-02 14:01:56

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje. Alibeaj tha se duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë. Sipas Alibeajt delegimi i interpelancës nuk qëndron, sepse çështja ka lidhje personalisht me të, ndërsa shtoi se ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.