Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

9 Shtator, 14:15 | Përditesimi: 9 Shtator, 14:15

Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet.

Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë.

Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale.

 

r.k./Shqiptarja.com