Dëgjoi të qarat e vajzës që lindi, i thanë se vdiq, brenga e një nënë në kërkim të vajzës së humbur

19 Shkurt 2019, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2019-02-19 22:57:37

Azie dhe Kastriot Greni, u kurorëzuan në vitit 1984. Razie punonte në fermë kurse Kastrioti punonte në transport. Marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë edhe pse ata jetonin në një shtëpi me anëtarë të tjerë të familjes se Kastriotit. Selvie Greni ishte krah i djathë për nusen Razie. Kur vjen në jetë vajza e parë në fund të korrikut apo fillim gushti të vitit 1985, nëna e saj Razie një 23-vjecare nuk e mban mend pasi nuk përjetoi mirë situatën që erdhi më pas. Ajo i dëgjoi të qarat e foshnjës kur vajza u lind në spitalit e Fierit. Pretendimi i Razies pas lindjes së vajzës është se vjehrra e saj Selvia bashkë me vajzën e madhe të saj, kunatën e Razies dhe me mjekun që asistoi në lindje ia morën vajzën për t'ja cuar dikujt.

Kur Razia zgjohet kërkon vajzën dhe mjeku i tregon se foshnja u lind me deformime fizike dhe se më pas humbi jetën nga rubeola. Razia tronditet dhe bisedon me të shoqin Kastriotin. Vjehrra u mundua ta qetësojë duke i thënë se ishte ende e re  dhe do të lindte fëmijë të tjerë.

Në kokën e Azies lindën dyshime të mëdha, ajo pyeste gjithnjë vjehrrën për foshnjën që lindi dhe nuk e gëzoi, por ajo nuk bëntë asnjë koment mbi atë ngjarje. Azia kërkon të marrë trupin e foshnjës por mjeku i shpjegon se gjithcka kishte mbaruar dhe se vajzë e vogël ishte varrosur. Por vajza nuk kishte një varr dhe Azia nuk mësoi më asgjë pas kësaj. Jeta vazhdoi dhe Azia mbetet përsëri shtatzënë dhe në jetë vijnë tre djemtë, Ledjoni, Fatjoni dhe Kevin. Azia u gëzua dhe bëntë një jetë mbushur sytë plot.

 Mbrëmjen e kësaj të marte në emsionin "Pa gjurmë" të gazetares Odeta Dume, Razie Gremi, nëne sot e tre fëmijëve ka ardhur nga Italia  dhe vendosi  të rrëfejë historinë e jetës së saj në kërkim të një të vërtete. Kjo nënë tregoi se ka jetuar në tërë këto vite me ankthin për të ditur të vërtetën rreth fatit të vajzës së saj, me frikën dhe mosbesimit të familjes duke dyshuar për një rrëmbim.

Ka qene një ditë gushti, mbasdite. Gjatë lindjes kam dëgjuar vetëm një të çarë të fëmijës dhe më pas kam rënë në koma e nuk mbajt mënd asgjë. Pasi u zgjova në spital , një infermiere e fëmijëve më informoi  me tha se ke lindur një fëmijë gjysmak, një vajzë e cila ma përshkroi se  ishte kokëmadhe dhe truphollë dhe kishte ndërruar jetë. Bisedova me infermierën dhe e pyeta përse vdiç dhe më se vajza vdiç nga sëmundja rubeolës, je prekur ti si nënë dhe më pas ka kaluar tek goca. Unë gjithmonë shkoja në vizitë me vjehrrën, e cila më shoqëronte dhe ditën që linda vajzën.Nuk kisha mbushur 24 vjeç kur linda çupën. Vija pyesja gratë e tjera të spitalit se ç'është  3 ditë kam marrë dhimbje në trup, dhimbje në shpirt në spitalin e Fierit pas ditës së lindjes.Qaja, ulërija kunata me vjehrrën më thoshin vetëm se je e re do lindësh prap.Me dy kam jetuar në jetë, thosha me vete edhe mbase vajza ka vdekur.  Dhe së dyti se kunata me vjehrrën, e cila sot nuk jeton më dinin të vërtetën për historinë e vajzës sime . Jetojë gjithnjë me një merak dhe i bëja pyetje vetes në gjithë këtë jetë se pse e varrosi spitali vajzën time.  Nëse fëmija im është gjallë dhe jeton të ndihet krenare , pasi ka lindur nga një familje e rregullt që e pret me padurim.

Razie Gremi, nëna në kërkim të vajzës

Para se vjehrra e saj të ndërronte jetë dicka donte të linte amanet por Azia nuk arriti dot të mësonte të vërtetën që sipas saj vjehrra Selvie e mori me vete. Kjo gjë ngriti të tjerë pikëpyetje të mëdha për Razien.

Ndonëse Razia nuk u bë më kurrë nënë e një vajze por zemra e saj mbeti peng e brengosur për fatin e vajzës që lindi dhe nuk mësoi kurrë asgjë.