Deklarata e Celibashit, Berisha: E dëgjuat si tha ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’

10 Mars 2023, 13:19

Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën dje të komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

“Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat Celibashin që ju tha dje se ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’. Perceptimi im është fitorja është e opozitës dhe ne do të vazhdojmë të jemi vetëm në këtë rrugë. Dhe sigurisht për të dështuar projekti i ‘McGonigal-it me fustan’ për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha.

  •