Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës nesër në Tiranë, flasin për Report Tv dy deputetet! Krasniqi: Kurti të afrohet më shumë me Ramën

10 Prill 2023, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2023-04-10 14:38:22

Krahas mbledhjes së përbashkët që do të mbahet mes Shqipërisë dhe Kosovës, dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë edhe për lobimin që vendi ynë po bën për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Report Tv mëson se më 11 dhe 12 prill, deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kosovës do të vijnë në Tiranë për t’u ulur në bisedime me deputetët dhe me vetë ministren Olta Xhaçka për të folur mbi mbështetjen që Shqipëria po jep.