Dënimi i Salianjit, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Shpallje lufte ndaj opozitës, vendim politik me urdhër të Ramës! Nuk i nënshtrohemi

26 Shtator 2024, 15:53 | Përditesimi: 26 Shtator 2024, 15:53

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes urgjente të grupit, menjëherë pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. Bardhi në një prononcim për mediat e quajti një vendim politik me urdhër të Ramës, ndërsa sulmoi edhe gjyqtarët e Apelit. Bardhi tha se kjo është një shpallje luftë ndaj opozitës ndërsa tha se nuk do i nënshtrohen këtij vendimi. 

 

I.M/Shqiptarja.com