Deputetët e opozitës bëhen bashkë e bllokojnë foltoren, Spiropali: Keni humbur toruan, keni kthyer Kuvendin në pazar

2 Shkurt 2023, 12:38

Deputetët e Sali Berishës dhe ata të Enkelejd Alibeajt janë bërë bashkë dhe kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit për të zhvilluar interpelancën për McGonigal. Spiropali iu përgjigj duke thënë se e kanë humbur toruan dhe e kanë kthyer Kuvendin në një Pazar.