Deputetët e rinj të PS në ‘Shkollë verore’, trajnim intensiv për ligjvënien dhe integrimin! Rama lektori i parë, mësues senatorët e gardës së vjetër

11 Qershor 2025, 13:15 | Përditesimi: 11 Qershor 2025, 13:15

Akademia Politike e PS këtë vit do të shërbejë si një platformë për të trajnuar deputetët e rinj mazhorancës, të cilët janë pjesa dërrmuese e grupit parlamentar. Ligjvënësit e rinj do të trajnohen nga senatorët socialistë për rolin e tyre në kuvend, marrëdhënien me elektoratin, si dhe do të njihen me procesin e integrimit evropian. Report Tv mëson se lektori i parë do të jetë vetë Kryeministri Rama.

r.k./Shqiptarja.com