Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje

23 Nëntor 2022, 11:59

Seancën e kaluar, në mes të debatit të fortë politik i shoqëruar edhe me përplasje, deputeti Belind Këlliçi i cili është edhe kandidat te ‘Rithemelimi’ për Bashkinë e Tiranës, kërkoi një minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të çlirimit të kryeqytetit.