Deputeti i PS propozon amnisti për armët e zjarrit! Bardhyl Kollçaku: 200 mijë armë në duart e qytetarëve

5 Korrik 2023, 17:20

Ministria e Brendshme përjashton mundësinë e një amnistie për dorëzimin e armëve të zjarrit, pa bërë më parë një fushatë për ndërgjegjësimin e popullatës. Deputeti i mazhorancës Bardhyl Kollçaku tha se dorëzimi vullnetar mund të jetë një zgjidhje ndërkohë që 200 mijë armë janë në duart e popullatës.