Dëshmi shpresëdhënëse për 5-vjeçarin e zhdukur në Tiranë

21 Shkurt 2020, 08:17

TIRANË-Informacioni i fundit për 5-vjeçarin Klodian Hashimi të zhdukur 3 ditë më parë vjen nga Terminali i autobusëve te Kthesa e Kamzës. Telefonuesit e shumtë në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv kanë dhënë informacione të reja  mbi vendodhjen e vogëlushit dhe të gjitha janë të lokalizuara në Tiranë. Një dëshmitar tha në emision në një lidhje telefonike se e kishte parë vetëm pak orë më parë, rreth orës 20:00 te terminali i autobusëve, i shtrirë në rrugë. Të tjerë telefonues kanë bërë me dije se e kanë parë po në Kamëz, por nuk ishte i vetëm. Sipas tyre, ishte i shoqëruar me dy djem të tjerë rreth moshës 16-20 vjeç.