Dëshmitari shokon me lajmin, shkon për të humburin e Vlorës, gjen një tjetër të humbur

15 Maj, 20:16

 

Dy javë i humbur, bashkëshortja i jep lajmin e hidhur: ‘Fëmijën nuk e shpëtova dot, të paktën kthehu’. Dëshmia e fundit, se është parë në IgumenicëAi u bë dy javë i humbur, ndërsa bashkëshortja humbi edhe fëmijën në bark. Martin Seleni nga Vlora u zhduk pasditen e 4 majit. Thirrjes së bashkëshortes gjatë një lidhje telefonike për Report TV, në emisionin 'Pa gjurmë' 34-vjeçari nuk i është përgjigjur, sa kohë nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Por i dhimbshëm pas humbjes së Martinit ishte dhe lajmi i humbjes së fëmijës, që çifti po priste. Ishte shtatëzënë, afro 4 muajshe kur e shoqja denoncoi humbjen në emisionin ‘Pa gjurmë’, duke bërë apel për kthimin e Martinit në shtëpi. Ajo është sërish në kërkim të tij, por me një brengë edhe më të madhe. Bashkëshortja e Martinit përlot me apelin që bën sërish, kur sot më shumë se kurrë ka nevojë për Martinin.‘Tashmë e kam humbur fëmijën tim. Për fat të keq, ndoshta duhet të ndodhte kështu. Fëmijën e humba dje. Është humbje dyfish për mua Ne s’kemi asnjë informacion. Ka qenë ditë e hënë kur ai u zhduk. E mora në telefon së doja të më shoqëronte për vizitën e radhës, për shkak se isha shtatzënë. Ai hëngri bukë, piu një cigare dhe hapi derën të largohej. Më tha se do të kthehej në orën 3 të drekës. Që nga ai moment nuk e takova më. Prindërit janë të shokuar. I vëllai ka kërkuar në të gjithë Vlorën dhe deri tani asgjë. Martini kishte peoblem me telefonin, një herë e merrte dhe herë të tjera jo. Iu luta ta merrte telefonin atë ditë, por nuk e mori. Nuk e si pse. Nuk kishte bërë asnjë plan për tu larguar. Ne kishim 5 muaj që jetonim bashkë. Edhe sot që flasim bashkë paratë janë ende në bankë.’, përlotet bashkëshortjaDitën që u zhduk i veshur me një xhup të kuq, pantallona të zeza, atlete të zeza ndërsa ka edhe një shenjë dalluese, tatuazhin në këmbë. Një informacion që erdhi në emisionin ’Pa gjurmë’ ndez një dritë jeshile për fatin e 34-vjeçarit. Dëshmitari pretendon se e ka parë në Igumenicë, rrugën që ndjekin emigrantët për të kaluar kufirin drejt tokës helene.‘ Unë këtë djalin e kam takuar në datën 6 maj pasdite në orën 4, kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një çantë të vogël në shpinë. Ecte në këmbë në një rrugë fushe, ishte vetëm, e kam parë në Igumenicë. Vetëm u përshëndetëm. E pamë që ishte shqiptar, vendi ishte një anë mali. Siç e shoh në televizor. Poshtë këmishës së zezë kishte një bluzë të bardhë. Ishte i gjatë. Vinte nga rruga ku kalojnë emigrantët që vijnë në Greqi’, tha dëshmitari

34-vjeçari u zhduk pasditen e 4 majit, ndërsa kolegëve të punës u tha se do të tërhiqte para në bankë, por nuk u kthye më, ndërsa nga verifikimi i bërë nga familjarët paratë në bankë nuk ishin tërhequr. Ai punonte në një fasoneri në qytetin bregdetar. Askush nga familjarët nuk di të thotë arsyet pse Martini u largua papritur, pasi çifti kishin marrëdhënie shumë të mira. Pas pushimit të drekës në punë, ai u kthye në shtëpi për t’u larguar përsëri rreth ores 10: 55 të paradites. Ajo që bashkëshortja vuri re atë ditë ishte heshtja e tij, ndërsa tha se 14 vite më pare, Martini ka qënë përdorues i lëndëve narkotike. Atë ditë që u zhduk, telefonin e la në shtëpi.

Programe të tjera

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha