‘Despiunizimi’, PD: Kërkoni mendim nga Komisioni i Venecias! Bardhi ‘zbulon’ letrën e delegacionit të BE-së! Alibeaj: Nismat tuaja shashka politike, kaloni lustracionin

10 Korrik 2023, 15:58

Paketa e despiunizimit që synon nxjerrjen nga politika të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit u diskutua në Komisionin e Ligjeve. Duke zbuluar një letër të delegacionit të BE, Gazment Bardhi kërkoi që për këtë paketë ligjore të merret mendimi i Komisionit të Venecias, ndërsa Enkelejd Alibeaj e quajti shashkë politike dhe kërkoi që të mbështeten nismat e lustracionit të dorëzuara nga opozita