Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, Zhupa: Depozitova në kuvend pr.ligjin për mbrojtjen e punonjësve të medias! Të rritet dënimi për agresorët

14 Shkurt 2023, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2023-02-14 14:54:26

Deputetja Ina Zhupa ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt ligj për mbrojtjen e gazetarëve. Duke marrë shkasë nga sulmi i paprecedentë ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila për shkak të detyrës si dhe për disa raste të tjera në disa media, Ina Zhupa thotë se duhen disa shtojca në kodin penal për gazetarët, duke shtuar dënimin ndaj agresorëve.