Dhuna në familje, kryeprokurori kundër heqjes së gjykimit të shkurtuar: S'duhet të ndjekim emocionet, viktima përballet me agresorin! Është traumatike

6 Qershor 2023, 17:39

Propozimi i ministrisë së Drejtësisë për heqjen e gjykimit të shkurtuar për autorët e krimeve në familje dhe ndaj të miturve duhet të peshohet mirë dhe pa emocione.
Kryeprokurori Olsian Çela tha sot në komisionin e ligjeve se një akt i tillë do ti detyrojë viktimat të përballen në gjyq me autorët duke thelluar plagët e këtyre krimeve.