Dhunimi i Erion Isai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Kolonjën: Ndërhyra vetëm për t’i ndarë, policia nuk reagoi në kohë

14 Maj 2023, 10:03

Kandidati i Koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Kolonjës, Ethem Lumani ka reaguar pas dhunimit të kandidatit të PS-së, Erion Isai. Në një deklaratë për mediat, Lumani ka thënë se e kishin njoftuar që Isai me një grup personash që shoqërohej kanë qenë në fshatin Qafëzez duke bërë fushatë ditën e djeshme ndonëse ka qenë heshtje zgjedhore. Ai thotë se ka ndërhyrë vetëm për të zbutur gjakrat dhe për t’i ndarë, por nuk ka ndërhyrë në sherr.