Dhunimi i gazetarit të Report Tv Elvis Hila, PD dënon sulmin: Liria e shprehjes është e shenjtë! Të ndëshkohen të gjithë ata që guxojnë të godasin nga raportimi i së vërtetës

26 Janar 2023, 15:08

Partia Demokratike ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar për shkak të detyrës ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila si dhe bashkëshortes së tij.

Nëpërmjet një deklarate të zëdhënëses së saj, Floriana Garo, kërkohet që organet ligjzbatuese të ndalojnë e të ndëshkojnë autorët e sulmit.