Dhunohet në mesnatë kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës! Isai goditet nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta! Policia shoqëron agresorin (EMRI)

14 Maj 2023, 07:35

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam. Mësohet se Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta.