Diaspora/ 20 mijë zarfe ende në postë, nëse nuk tërhiqen ‘digjen’! 68 mijë emigrantë ende s’kanë dorëzuar zarfin në pikat postare! Greqia sjell 6 mijë vota

7 Maj 2025, 15:57 | Përditesimi: 7 Maj 2025, 15:57

20 mijë zarfe me vota janë ende në zyrat postare në diasporë, e nëse nuk tërhiqen nga emigrantët në botë deri nesër, do të kthehen pas në KQZ. 10 mijë prej tyre janë vetëm në Greqi, por në këtë shtet ka një përjashtim, pasi në disa qytete mund të votohet deri të shtunën. Me kohën në limite, PS bën thirrje për votim, ndërsa PD kërkon audit të DHL-së për problemet në Greqi dhe Itali.

E.H/Shqiptarja.com