Digjet Shqipëria! Zjarre në Shkopet-Dukat-Delvinë-Borsh. Situatë problematike në Berat e Konispol, evakuohen banorët e fshatrave Paftali dhe Markat (VIDEO)

26 Korrik, 14:41 | Përditesimi: 26 Korrik, 15:59

Vatrat aktive të zjarreve po monitorohen me dronët Bayraktar në të gjithë vendin. Zjarri në malin e Shpiragut ka zbritur poshtë dhe ka prekur fshatin Paftali. Banorët e këtij fshati po evakuohen nga ekipet e emergjencave. Edhe në fshatin Markat të Konispolit është shfaqur një vatër zjarri. Një banesë është djegur, teksa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Zjarri vijon në malin e Dukatit. Vatra në Delvinë mbetet aktive dhe është përhapur drejt Borshit. Problematike paraqititet situata edhe në Zall Gjoçaj të Matit.

I.M/Shqiptarja.com