Djemtë dhe burri ra në burg pas masakrës së Thumanës, 'Pa Gjurmë' akomodon 61-vjeçaren

6 Dhjetor 2019, 09:47

Pa gjurme ARKIV dt 05 12 2019 TIRANË- Nënë Davja bashkë me nusen e djalit dhe mbesën i shpëtuan fatit tragjik,  tërmeti i tmerrshëm ia kurseu jetën por sot 61-vjecarja, nënë e katër djemve, pas dëmeve në banesë është në qiell të hapur. Dave Kora jetonte me nusen e një prej djemve dhe mbesën 5-vjecare, por që këta të fundit u larguan nga Thumana pas tërmetit. E moshuara ka mbetur fillikat pasi tre djemtë dhe bashkëshorti kane afro 4 muaj që ndodhen në burgun e Peqinit. Ishin këta të fundit që kontaktuan ’’Pa gjurmë’’, për t’i ardhur në ndihmë Daves, nënës me shumë halle ndërsa djali i katërt i familjes ndodhet në arrati.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv