Përdorimi i burimeve publike në fushatë zgjedhore, Glover: Do t’i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit në këtë fushë

7 Prill 2023, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2023-04-07 12:22:11

E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, aktuale, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.