TIRANË- Arkitekt të masakrës së 21 janarit, e quan gazetari Adriatik Doçi, ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në Report Tv, gazetari Doçi rikthen edhe njëherë në këtë 14-vjetor dinamikën e asaj ngjarje të rëndë, që në plumbat e shtetit u morën jetën 4 protestuesve të pafajshëm, jashtë gardhit të kryeministrisë.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se ngjarjen e ndan në 3 faza, momentin e parë të kryerjes së krimit shtetëror, momenti i dytë manipulimi i provave të krimit nga qeveria Berisha dhe momenti i tretë që i hapi rrugë rinisjes së hetimeve, vendimi i Gjykatës së Strasburgut.