Domate të vogla të pjekura në furrë me erëza
Përbërësit:
- 1 kg domate të vogla
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
- Hudhër
- Borzilok
- Për servirje: Bukë të vogla dhe krem djathi ose gjizë
Përgatitja:
Domatet e vogla i presim në mes, i vendosim në tavë ku i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe gjethe borziloku. I pjekim në furrë të parangrohur për gati 30 minuta me 180 ° derisa të zbuten edhe të marrin pak ngjyrë.




















