Dosja Ahmetaj, Gjiknuri: Emri im përdoret për kauza politike, s’është vepër penale të njohësh njerëz! Udhëtimet e mia janë ligjore

13 Korrik 2023, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2023-07-13 12:29:05

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka folur për përfshirjen e tij në dosjen e Ahmetajt dhe udhëtimet me dy biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Gjinkuri u shpreh se përmendja e tij vlen për qëllime politike dhe nuk ka asnjë provë që tregon paligjshmëri në 2 udhëtimet e tij me Zoton e Mërtirin.