Në një deklaratë nga Selia e PD, ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot për të akuzuar ambasadoren Yuri Kim se ajo i ka thënë Ramës që të heshtë dhe të mohojë miqësinë me Charles McGonigal.
“Afera Rama-McGonigal është një prej aferave më të shëmtuara. Një akt që mund ta ndërmirrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Yong Un dhe vetëm ata. Një kryeministër i një vendi partner nuk mund t’ia lejonte vetes këtë akt ndaj SHBA-ve, vendit më parësor në sigurinë e paqes në hapësirën euroatlantike kudo në botë. Ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse Edi Rama u zhduk 3 ditë me Kodin absolut të heshtjes, nuk foli një fjalë. U sëmur nga gripi ‘diplomatik’. Burime të tjera thonë se ‘fluturoi’ jashtë vendit.
Kur të gjitha mendiat më serioze të botës lakonin për keq emrin e tij, që kishte përdorur një ish oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar shefin e Kundërinteligjencës së FBI, Charles McGonigal. Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se nës heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka Gurvernatorja Yuri Kim, e cila i ka kërkuar atij që të mos bëjë asnjë deklaratë.
Këto burime informojnë se deklarata qesharake e Edi Ramës, për të përgënjeshtruar në njëfarë mënyrë miqësinë me McGonigal, ka qenë një këshillë e Guvernatores. Këto janë çështje të hetimit, uroj që Qeveria e SHBA-ve t’i hetojë thellësisht këto marrëdhënie”, tha Berisha.