Dosja për inceneratorët, Berisha shqetësohet për Arben Ahmetaj: Rama dhe Veliaj e kanë kërcënuar me jetë, drejtësia ta marrë në mbrojtje

3 Gusht 2023, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2023-08-03 14:10:48

Ish-kryeministri Sali Berisha është shqetësuar për Arben Ahmetajt, i cili është në arrati sa i takon çështjes së inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Sipas tij, ata kanë marrë kërcënime prej tre javësh.