Dosja/ Zbardhen transaksionet, si i përfitoi Ahmetaj vilat në Palasë e Hamallaj! ‘Miq ndërmjetës’ për të marrë në pronësi vilat e bosëve të inceneratorëve

11 Korrik 2023, 15:20

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka përfituar dy vila në Hamallaj e Palasë, tri apartamente e garazhe në Selitë dhe ambiente banimi tek Shallvaret në Tiranë, me partneren aktuale dhe ish-gruan, të cilat nuk i ka deklaruar. SPAK ka zbardhur transaksionet që si burim kanë pasur pronarët e inceneratorëve, por që ish-ministri ka përfshirë persona të tretë për të shmangur origjinën e përfitimeve, duke kryer veprën e dyshuar pastrim parash.