Drafti ligjor/ ERE, ERRU, AKEP... nga të pavarura në agjenci autonome, jo më raportime Kuvendit. E kërkoi BE e OECD, qeveria: Analizë çdo institucioni

20 Gusht, 15:59 | Përditesimi: 20 Gusht, 15:59

Agjencitë dhe entet rregullatore të pavarura do t’i nënshtrohen një riorganizimi thelbësor, ku pjesën më të madhe duke mos i lënë më tërësisht të pavarura, por duke i kaluar ato në varësi të ministrive përgjegjëse. 11 janë institucione që përmenden nga një raport i OECD/SIGMA, por lista mbetet për t'u përcaktuar nga qeveria. Drafti i ri me ndryshime në ligjin për administratën është hedhur për konsultim publik dhe parashikon riorgamizimin rrenjësor.

I.M/Shqiptarja.com