Drejtoresha e AKSHI-t: Sëshpejti implementojmë Kadastrën 3D, informacion në kohë reale për vendndodhjen dhe hapësirën e pronës

30 Qershor 2023, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2023-06-30 16:29:01

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në prezantimin e reformës së Kadastrës shpjegoi lehtësitë që do sjellë për qytetarët dixhitalizmi i shërbimeve, ndërsa lajmëroi se për herë të parë do të implementohet edhe shërbimi i Kadastrës 3D. Kt shërbim Karaçanaj tha se do të vihet në dispozicion të qytetarëve shumë shpejt në zona të caktuara urbane.