Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama komplimente kryeministrit të Malit të Zi: Fenomen në politikën ballkanike

13 Janar 2023, 12:48

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen dhe se ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.