Dumani: Kërkesat për ekstradim për personat që akuzohen për krim të organizuar duhet të jenë kompetencë e SPAK

14 Prill, 11:57 | Përditesimi: 14 Prill, 11:57

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është e nevojshme edhe pasja e këshilltarëve ligjorë. Ai kërkoi nga KLP, të cilin e konsideroi si “qeveria” e prokurorëve që të adresojë pranë Kuvendit këtë shqetësim të tyre.

“Këtë problematikë e kemi adresuar edhe aty ku duhet, në Kuvendin, edhe në raportet e mëparshme. Është argumentuar nevoja e pasjes së këshilltarëve ligjorë. Por, duke konsideruar KLP si qeverinë e prokurorëve. ne menduam ta ngremë këtë problematikë edhe në këtë institucion. E dimë se cili është institucioni që mund të bëjë ndryshimet ligjore dhe i kemi adresuar dhe atje, por mendojmë se zëri ynë duhet të dëgjohet dhe nga KLP dhe si qeveria e prokurorëve  të përcjellë te insticuonet që kanë në kompetencë për të bërë ndryshimet e duhura ligjore siç është kuvendi i republikës.”, u shpreh Dumani.

Sa i përket ekstradimeve, Dumani tha se kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja për persona të lidhur me krimin e organizuar duhet të kalojë në kompetencë të SPAK.

“Nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.

r.k./Shqiptarja.com