‘Dumani me ne është bërë figurë...!’ Rama komenton reformën: Kush e njihte kreun e SPAK më parë? Ne ia dhamë shpatën që të godiste edhe majtas, sepse duam BE-në!

23 Prill 2025, 21:20 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 21:20

Kreu i PS-së në diskursin e tij politik që mbajti para grave dhe vajzave në Berat, teksa shkoi drejt fundit të fjalimit, komentoi reformën në drejtësi dhe akuzat e kundërshtarëve.

Ai përsëriti se shpatën e drejtësisë, që para tij e kishin mbajtur në zyrë edhe Berisha, mbreti dhe diktatori, vetëm PS dhe ai ia dhanë këtë shpatë dhe realizuan reformën në drejtësi.

Rama kujtoi se kreu i SPAK sot është bërë figurë, një profesionist i ndershëm, por që dikur kur ishte prokuror, para reformës, nuk kishte thirrur asnjë zyrtar të lartë për ta pyetur, sikurse tani që ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë.

r.k./Shqiptarja.com