Dumani në Këshillin e Integrimit Evropian: SPAK është i përkushtuar, por jemi vetëm 1 institucion kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve

16 Mars 2023, 15:30

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot në Këshillin e Integrimit Evropian ku u shpreh se SPAK është i përkushtuar, por është vetëm 1 institucion, dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

“Prokurorët e SPAK ushtrojnë të gjithë detyrën e tyre sa i takon goditjeve të veprave penale. Jemi të përkushtuar të përmbushim në përputhje me kushtetutën dhe ligjin detyrimet tona ligjore. SPAK është vetëm një institucion ka nevojë edhe me të tjerët. Bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për të pasur rezultate sa më të mira. Në Prokurorinë e Posaçme kemi një sanksion që merremi vetëm me korrupsionin. Çdo subjekt publik është i mirëpritur për kallëzime. Kemi në kompetencën tonë dy dispozita.”- tha Dumani.