Durrës, Emirjana Sako betohet dhe merr detyrën e kryebashkiakes! PS e PD bashkojnë votat të zgjedhin nënkryetaren e këshillit

21 Qershor 2023, 14:39 | Përditesimi i fundit: 2023-06-21 15:56:07

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako bëri sot betimin para këshilltarëve bashkiakë për të nisur zyrtarisht mandatin e dytë të drejtimin e bashkisë së  Durrësit për një tjetër mandat 4 vjeçar.

Ndërkohë pas 4 vitesh, opozita rikthehet të bëhet pjesë e parlamentit të qytetit me 13 anëtarë të dalë nga koalicioni “Bashkë fitojmë” dhe 5 anëtarë nga PD.