Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt

12 Mars 2023, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2023-03-12 13:59:34

Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore. Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Ankimimi i Berishës në KAS do të shqyrtohet nga relatori Ilirjan Rusmajli, ndërsa ankimimi i Alibeajt nga Koli Bele.