Dyshimet se gruaja iu martua me vellanë, lushnjari nuk kthehet në familje

Pjesa e dyte dt 9 Prill Pa Gjurme-Dyshimet se gruaja iu martua me vellane,lushnjari nuk kthehet ne familje./"Ktheu bir, djalin po ta rris une"
Hysni Peshku është një tjetër ëmigrant, i cili rezulton i humbur me vite. Ai ishte djali i madh i familjes kur pasi u martua në vitin 1991, një vit më pas vendos të largohet drejt Greqisë bashkë më dy fqinjët e tij. Ai njoftoi dhe dy kushërinj të tij dhe grupi u nis. Hysniu la bashkëshorten shtatëzënë dhe u largua drejt tokës helene. Ishte 2 gushti i vitit 1992 Hysniu Peshku, Hajdin Musta, Artan Ibrahimi, Kismet Peshku, Shpëtim Peshku u takuan në fshatin Kostenjë e me pas qëndrojnë një natë në Prrenjas të shtepia e tezes dhe të nesërmen udhëtojne nga Kapshtica rrugës nga mali 6 ditë me radhë. Sapo i afrohen kufirit pikasen nga policia kufitare dhe ndahen në dy grupe. Hysniu dhe Artani ikin nga njëra anë ndërsa Shpëtimi, Hajdini dhe Kismeti kapen nga policia dhe mbahen në burg. Dy kushërinjtë që i shpëtuan objektivit të policisë  mbërrijnë në një fshat të Greqisë dhe fillojnë punë në një punishte duhani. Por një tjetër episode do ti përndiqte kushërinjtë, pasi debatojnë me pronarin grek largohen nga aty. Të dy marrin rrugën drejt një shpati mali dhe aty ndeshen me 2 barinj. Hysniu dhe Artani përfundojnë me duar të lidhura të vendosur larg  nga njëri-tjetri. Hysniu tenton të largohet dhe ndiqet nga dy çobanët. Përfiton edhe Artani dhe largohet edhe ai me vrap. Ishte ai që u tregoi të gjithë episodin familjarëve ndërsa u kthye në Përrenjas. Dy javë më pas kthehen dhe Hajdini, Shpëtimi dhe Kismeti. Të gjithë mbërritur shëndosh e mirë në atdhe ndërsa I vetmi që mbeti në tokën helene është Hysniu. Nuk dihet se cili ishte fati I tij atë ditë, pasi u kap dhe u lidh nga dy cobanët. I vetmi dëshmitar, i cili nuk di të thotë me siguri cili ishte fati I Hysniut atë ditë, Artani u largua vetë pas kësaj ndodhie të çuditshme që u ndodhi 2 shqiptarëve…

Programe të tjera

Shiko të gjitha