‘E bëj unë burgun në vend të Tahirit’, fansi i ish-ministrit thirrje me zë të lartë PS-së

12 Qershor 2020, 11:25

“E bëj unë burgun në vend të Saimir Tahirit”. Kjo ishte ajo çfarë tha një qytetar mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria një mik i programit dhe fans i deklaruar i ish-ministrit të brendshëm këmbëngul në pafajësinë e tij dhe i bën thirrje Partisë Socialiste që të mbrojë Saimir Tahirin.