‘E kam kërkuar online’ / I komentojnë për pallton në inagurimin e 'Tunelit të Murrizit', Rama: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës, e kam blerë para 20 vitesh

14 Mars 2025, 21:37 | Përditesimi: 14 Mars 2025, 21:37

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga një komentues në rrjet për çmimin e palltos që mbante veshur gjatë inaugurimit të Tunelit të Murrizit. Ky i fundit tha se e kishte kërkuar online por nuk e gjente askund.

Rama nuk dha menjëherë një çmim, por e quajti komentuesin një mbështetës të opozitës dhe më pas sqaroi se pallton e kishte blerë para 20 vitesh në Gjermani.

"Nuk të vë faj, s'ke ça bën. S'ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit."-tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com