‘E mora vesh nga televizori që isha në listë’/ Nako, kandidatja e Fierit për PS-në: Më mori im shoq, Ana ti je ajo në listë?

15 Mars 2025, 13:16 | Përditesimi: 15 Mars 2025, 13:16

Ana Nako, kandidatja e Partisë Socialiste për Fierin ka ndarë një moment, tek ishte e ftuar në podkastin e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Nako ka thënë se e ka marrë vesh që do të jetë deputete nga televizori. Nga ana tjetër ajo tregon për telefonatën e të shoqit, i cili e kishte marrë i habitur duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën rozë të Fierit.

 

E.H/Shqiptarja.com