‘E pranoj, nuk kemi bërë mjaftueshëm për Vlorën’/ Rama premton rikthim me energji të reja

23 Mars, 10:06

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në prezantimin e kandidatëve dhe ka dhënë dhe një mesazh reflektimi. Rama ka folur me kritika për kandidatët e kaluar dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për Vlorën.

Rama: Këtë herë do të marrim një rezultat më të mirë. Do t’u japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qenë simpatizantë të punës që ne kemi bërë. Fakti që në të gjithë skuadrën e zgjedhjeve të 11 majit kemi vetëm një deputet që është aktualisht në detyrë, Vullneti, tregon se na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës në Vlorë, pikërisht për të treguar se çfarë na ka munguar dhe çfarë duhet të bëjmë më tej.

Disa deputetë, që unë i konsideroj miq, nuk kanë rrezatuar asgjë këtu në Vlorë. Ajo që ndodh në këtë qytet rrezaton më pas edhe në territoret e tjera, dhe më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë aq sa duhet në këtë qytet.