E pushuan nga puna gjatë kohës që PD bashkëqeveriste me LSI-në, Basha i drejtohet demokrates: 1-shi, për fat të keq, është votë për Ilir Metën

3 Maj 2025, 16:33 | Përditesimi: 3 Maj 2025, 16:33

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet Abaz Tafa dhe Orsela Agaka, zhvilloi takime ditën e sotme në Njësinë 4 dhe 12. Basha, gjatë takimit, u ndal te një demokrate e cila ishte pushuar nga puna nga partia e drejtuar nga Ilir Meta gjatë koalicionit me PD-në 2009-2013. Drejtuesi politik i Euroatlantikëve tha se vota për numrin 1 është një votë për Ilir Metën.

E.H/Shqiptarja.com