Edhe Balla thirrje emigrantëve shqiptarë nga Selaniku: Edhe 72 orë për ta dërguar votën tuaj! Ju që s’e keni marrë ende zarfin, shkoni te zyrat e kompanisë postare

6 Maj 2025, 13:28 | Përditesimi: 6 Maj 2025, 13:28

Edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot me një thirrje të qartë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit, pas apelit që drejtori edhe kryesocialisti Edi Rama. Balla shpjegon se deri në orën 19:00 të 11 majit, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri. Por duhet të dërgohen brenda datës 8 maj nga vendi ku ndodhen

r.k./Shqiptarja.com